Me 15 korrik të këtij viti, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka u në nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin e veçantë Gaia.

Sot janë bërë 3 muaj që nga lindja e vogëlushes dhe në këtë ditë të veçantë Olta ka organizuar një festë të vogël në shtëpi. Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto të tortës, ku shihen dhe disa gota shampanje.

"3 muaj nektar me ty perëndesha e mamit", ka shkruar këngëtarja krahas fotos.





