Kohë më parë, Harry dhe Meghan hoqën dorë nga statusi mbretëror, për të jetuar si të pavarur financiarisht. Ato u shpërngulën nga pallati së bashku me të voglin e tyre Archie.

Pas kaq shumë muajsh, Harry do të rikthehet sërish në Londër. "Cosmopolitan" ka shkruar se duka i Sussex do t'i kalojë pushimet e Vitit të Ri në pallatin mbretëror, mirëpo pa Meghanin.

Sipas mediave të huaja, stafi i familjes mbretërore nuk është njoftuar ende për prezencën e saj në pallatin "Kensington". Nga kjo kanë lindur dyshimet se Meghan vazhdon të ketë probleme me anëtarët e familjes mbretërore.






