Nga Shqipëria / E Enjte 15 Tetor 2020, 18:06

Protestë kundër vendimit të qeverisë/ Qytetarët djegin maskat para Kryeministrisë

Duke filluar nga sot maskat janë të detyrueshme për t'u mbajtur kudo, si në ambiente të mbyllura, ashtu dhe në mjedise të hapura.

Ka persona që nuk janë dakord për këtë vendim të qeverisë, prandaj janë mbledhur në protestë para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shoqëruar 7 persona në komisariat.

Disa qytetarë kanë djegur maskat në shenjë proteste.

Burimi: "Abc News"