Nga Shqipëria / E Enjte 15 Tetor 2020, 16:04

Vazhdon të rritet numri i viktimave/ 5 qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në vend

Gjatë 24 orëve të fundit 5 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 439 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar dhe një 77 vjeçare.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.