Nga Shqipëria / E Enjte 15 Tetor 2020, 16:04

Rekord infektimesh në Shqipëri, mbi 200 raste të reja sot, ja qytetet më problematike

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 15 tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të enjte se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1398 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid 257 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 83 raste në Tiranë, 29 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 14 në Korçë, 12 në Berat, 11 në Elbasan, 8 në Mirditë, 7 në Lushnje, 6 në Tropojë, nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë, 3 në Kukës, Kavajë
nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë, nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh.

102 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.