Nga Shqipëria / E Enjte 15 Tetor 2020, 13:01

'Sa dhimbje të jetosh pa ty...', sot Ergi do festonte 26-vjetorin, Barbana rrënqeth me fjalët

Artisti i ndjerë Ergi Dini ditën e sotme do të festonte 26-vjetorin e lindjes. Ergi u nda nga kjo botë në vitin 2016 pas një aksidenti tragjik me motorr, që shokoi të gjithë publikun e adhuruesit e tij. 

Motra e Ergit, këngëtarja e njohur Barbana Dini e ndjen çdo ditë mungesën e të vëllait dhe sidomos sot, kur për të do të ishte një ditë e veçantë.

Barbana ka publikuar në rrjete sociale një foto të Ergit dhe shkruan fjalë shumë emocionuese për vëllain e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barbana Dini (@barbana_ergidini) on

“Sot është dita jote e lindjes! Sa dhimbje e madhe është të kesh shumë gjëra për të thënë dhe të mos kesh mundësinë t’i thuash, sepse asnjë fjalë nuk ka më vlerë dhe nuk ndryshon asgjë… Sa dhimbje të jetosh pa ty, sa dhimbje të mos kesh prezencën tënde për t’i dhënë kuptimin që kishte jeta me ty… Sa gjëra do të doja të t’i thosha”, ka shkruar Barbana.