Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi do të rikthehet në ekran, këtë herë në drejtimin e një formati të ri televiziv. Emisioni i Jonidës do të quhet ‘Jonida’s Room’.

Ajo ka zbuluar se programi do të shfaqet në ekranin e Vizion Plus dhe ka publikuar edhe promon e tij.

Në promo Jonida shfaqet duke qeshur e kërcyer në mesin e një dhome teksa ka treguar se ky format do të ketë ‘lifestyle’ dhe modë.

Detaje të tjera ende nuk janë zbuluar, por pritet që emisioni të fillojë së shpejti.
View this post on Instagram
