Në muajin gusht aktorja shumë e pëlqyer nga publiku e që prej kohësh është zhvendosur në Spanjë krah partnerit të saj, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Olta nuk i ka kursyer fotot me vogëlushin duke ndarë momente të ndryshme me Amar.

Së fundmi aktorja ka publikuar një foto ku shfaqet duke i dhënë gji Amarit dhe e ka përshkruar këtë proçes si më të bukurin.

“Proçesi më i bukur në botë”, ka shkruar Olta krah postimit të fundit.




