Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në "Open", në Top Channel, për të folur rreth temës "Sa na mbron maska?".
Brataj tha se rritja e numrit të të infektuarve ka bërë që të shtrëngohen masat. Ai u shpreh se shifrat ja rritur nga hapja e shkollave.
“Trendi nuk është se filloi këto 2 ditë, po që kur filloi shkolla. Janë rritur ndjeshëm vizitat në shtëpi, numri i personave që bëjnë tamponët. Janë shifrat që na çojnë në këto shtrëgim masash.
Hapja e kinemave është e njëjta gjë si restorantet. Do të ruhet distancimi fizik, higjena, ajrosja, është njësoj si lokal nuk bën dallim.
Ka protokoll si do hyjnjë njerëzit, si është sistemi ventilimit, e kështu më radhë", tha Brataj.
