Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Tetor 2020, 19:07

E kritikoi për fjalët e huaja, Gentian Zenelaj e lë ndjekësin me gisht në gojë

Aktori i njohur Gentian Zenelaj është shumë aktiv në rrjete sociale. Postimet e tij marrin komente të ndryshme nga ndjekësit dhe shpesh ndodh që ai t'iu kthejë një përgjigje, siç ka bërë dhe së fundmi.

Një ndër ndjekësit e ka kritikuar për përdorimin e fjalëve të huaja, duke i shkruar: “U bërët të gjithë italian! Sa shumë e keni qef ta humbasni gjuhën shqipe, kënaquni ju artistat, moderatorët etj. Sa keq për një aktor që nuk ka shprehje në gjuhën amtare.”

Genti nuk ia ka kursyer një përgjigje epike, duke ia mbyllur mirë gojën. "A unë vdes për komente të tilla… ku shqipja shkruhet ‘u bërët’… ‘humbasni’… dhe madje përdor edhe fjalën shqipe puro ‘moderator’… ty s’po të bëj bllok se qenke simpatik, më ngrejnë humorin tipat si ti”, ka replikuar ai.