Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Tetor 2020, 18:06

Merret vendimi/ Pas një periudhe të gjatë, rihapen kinematë në vend

Pas disa muajsh mbyllje të aktivitetit për shkak të Koronavirusit, qeveria ka vendosur rihapjen e kinemave. Urdhri është publikuar këtë të mërkurë në Fletoren Zyrtare.

Sipas udhrit, kinematë duhet të zbatojnë protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.

"Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon: 1. Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet. 2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, Ogerta Manastirliu”, thuhet në vendim.

Burimi: "tvklan.al"