Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Tetor 2020, 17:05

'Jo aq lehtë sa e mendoja', këngëtari shqiptar shërohet nga Koronavirusi

Pak ditë më parë, këngëtari shqiptar Valton Krasniqi njoftoi se ishte infektuar nga Koronavirusi. Ai publikoi në rrjete sociale një foto nga shtrati i spitalit, ku po merrte kujdesin e nevojshëm nga mjekët.

Fatmirësisht, Krasniqi e ka fituar betejën me Koronavirus. Me anë të një postimi në Facebook, këngëtari ka njoftuar se është shëruar.

"PeÌ?rfundimisht u konfirmua se tashmeÌ?, covid-19, e kam mposhteÌ? jam shum ma mire se qysh isha, jo aq lehteÌ? sa e mendoja por megjithateÌ? ia arrita. Ju Falenminderoj nga zemra të gjithve për mesazhe qe me keni derguar dhe me keni dhën forcë. Falenderoj Zotin dhe mjekët dhe stafin e Klinikës infektive për kujdesin madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit. Uroj sheÌ?rim teÌ? ploteÌ? peÌ?r teÌ? gjitheÌ? teÌ? infektuarit, me deÌ?shirat meÌ? teÌ? mira teÌ? mos keteÌ? teÌ? infektuar më.
Me respekt Valton Krasniqi", ka shkruar ai.