Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Tetor 2020, 17:05

Rikthehen ‘Rebelde’, por dy prej tyre nuk janë më pjesë e grupit

Roberta, Mia, Diego, Migeli, Lupita dhe Xhovani, të njohur si grupi i "Rebeldeve", u bënë të njohur në mbarë botën në vitin 2004, në telenovelën me të njëjtin emër.

Pas telenovelës, ata vazhduan së bashku duke publikuar këngë e duke mbajtur koncerte, deri në vitin 2009 kur grupi u shpërbë. Prej kohësh në media është përfolur se "Rebelde" do të rikthehet në dhjetor.

Grupi do të mbajë një show virtual me datë 26 dhjetor, mirëpo Roberta dhe Migeli nuk do të marrin pjesë. Roberta, emri i së cilës është Dulce Maria, është në pritje të ëmbël dhe midis dhjetorit dhe janarit pret të lindë vajzën. Migeli (Alfonso Herrera) është më shumë i fokusuar te aktrimi, jo te këndimi, prndaj nuk do t'i bashkohet grupit.