Gjatë 24 orëve të fundit 5 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 434 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.
Fatkeqësisht, betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi 66 dhe 85 vjeç.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
