Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Tetor 2020, 16:04

Rekord rastesh të reja, 203 të infektuar sot, këto janë 4 qytetet më të prekura

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 14 tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të mërkurë se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1351 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid 203 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

87 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.