Nga e enjtja, maskat do të bëhen të detyrueshme për t'u mbajtur edhe në ambiente të hapura. ISHP publikoi sot një udhëzues me specifika se ku duhet të mbahet maska dhe kur mund të ketë përjashtime.
Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u shpreh se maskë duhet të mbajnë të gjithë qytetarët që ecin në rrugë apo park, kur futen në ambientë të përbashkëta si bare, restorante, markete, farmaci etj. Po ashtu maska do mbahet dhe nga të gjithë shoferët, nëse kanë persona të tjerë në makinë apo motoçikletë. Por jo të gjithë qytetarët do mbajnë maskë, pasi disa shtresa përjashtohen. Fico tha se fëmijët, personat që kanë probleme me shëndetin nuk do mbajnë barrierën mbrojtëse kur dalin jashtë shtëpisë.
Ju jeni dakord me vendimin e qeverisë që maska të bëhet e detyrueshme? Votoni në sondazhin e mëposhtëm:
