Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Tetor 2020, 15:03

Koronavirusi i merr jetën drejtorit të shkollës në Tiranë

Koronavirusi i ka marrë jetën Dedë Malajt, drejtorit të shkollës “Lidhja e Prizrenit”. Lajmin e trishtë e ka dhënë vëllai i tij, si dhe kolegë e miq të Dedë Malajt. Mediat shkruajnë se Malaj ishte dërguar në Turqi për kurim.

“Me hidherim te madh ju njoftojme se vllai jone Dede Malaj u nda nga jeta e parakohshme duke na lene te pikelluar ,nenen tone vellezrit,motren,bashkshorten,femijet e tij te dashur qe i donte aq shume,te aferm dhe gjithe shoqerine.Vella qofsh i parajses.”, shkruan vëllai i Malajt. 

“Trishtim, hidhërim, dhimbje dhe lot për largimin tënd të parakohshëm nga jeta shok, koleg, mik DEDE MALAJ! Ky armik i mallkuar, kjo flamë e keqe, kjo murtajë e zezë të ndau nga familja, nga të afërmit, të ndau nga ne shokët dhe miqtë tuaj. Do të na mungosh shumë SOKOL dhe BACE malesh. I paharruar përjetë kujtimi YT! Shpirti yt u prehtë në PAQE”, shkruan një koleg i tij.

“Sot humbem nje shok te mire, baba te perkushtuar, e familjar model,nje koleg i palodhur, nje drejtues i perkushtuar ndaj punes e shkolles , e pabesueshme per te gjithe ne dhe ata qe e njohin.Qofsh i xhenetit Dede Malaj !Ngushellime te sinqerta nga kolektivi,prinderit dhe nxenesit e shkolles “Lidhja e Prizrenit “Paskuqan 1. Zoti u dhente force familjareve dhe te afermve per te perballuar kete dhimbje! Te qofte dheu i lehte”, thuhet në reagimin e shkollës “Lidhja e Prizrenit” për ndarjen nga jeta të drejtorit të saj Dedë Malaj.