Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Tetor 2020, 14:02

U infektua me koronavirus, Georgina tregon si po i shkon izolimi Ronaldos

Ditën e djeshme u bë e ditur se Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e konfirmoi Federata Portugeze e Futbollit. 

“Cristiano Ronaldo u largua nga trajnimi me ekipin kombëtar pasi u testua pozitiv me Covid-19 kështu që nuk do të përballet me Suedinë”, thuhej në një njoftim.

Mësohet se futbollisti i Juventusit është në gjendje të mirë dhe nuk ka simptoma. Ai është izoluar në shtëpi. Disa orë pasi lajmi u bë publik, partnerja e Ronaldos, Georgina ka publikuar në Instastory një foto nga biseda e tyre me kamer.

Ronaldo ndodhet në shtrat, por në një gjendje të mirë shëndetësore. “Ti je frymëzimi im!”, shkruan Georgina krah postimit. 

Çifti ndodhet larg njëri-tjetrit pasi Ronaldo është izoluar në Portugali ndërsa Georgina në shtëpinë e tyre.