Dy gazetarët e njohur, Rudina Xhunga dhe Dritan Hila festojnë ditën e sotme 10-vjetorin e tyre. Në këtë ditë të veçantë çifti ka zgjedhur ta urojnë njëri-tjetrin publikisht.

“10 vite bashkë. E fortë dole”, shkruan Dritani, një kompliment ky për Rudinën.

Ndërkohë Rudina publikoi një foto ku ata shfaqen së bashku me vajzën e tyre, Alana dhe vuri në dukje fjalët që i tha Dritani.

"E fortë dole! Kështu ma uroi Dritani përvjetorin e martesës", shkruan Rudina.







