Klea dhe Elgiti janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun, por edhe shumë të komentuar për jetën e tyre private. Klea është ajo, e cila na tregon më shumë për përditshmërinë e tyre me fotot e videot që publikon në rrjete sociale.

Mbrëmjen e djeshme çifti po darkonin në një restorant dhe Klea 'ia solli në majë të hundës Elgitit' duke i vendosur filtra Instagrami me makeup në fytyrë.

Elgiti duket i nxehur nga veprimi i Kleas dhe e kritikon. Ndërkohë Klea e postoi videon në Instagram duke i shkrirë së qeshuri ndjekësit.

“Ç’të bën gruaja, s’ta bën as perënia!”, shkruan Klea krah videos.







