Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Tetor 2020, 00:12

Arbana ka diçka të fundit për të bërë para se të sjellë në jetë bebin: Po si të lind unë pa...

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe po pret me plot emocion të marrë në krahë bebushin e saj.

Së fundmi Arbana ka postuar një video në Instastory ku bën humor me pyetjen që po i bëjnë të gjithë kohët e fundit: Kur do lindësh?

“Do thoni ju, a linde? Po si do lind unë pa rregulluar flokët?”, shprehet Arbana në videon ku shfaqet me flokë të lyer e të krehur.

Kujtojmë se moderatorja gjatë muajve të ëmbël është treguar paksa diskrete duke mos ndarë foto me barkun e rrumbullakosur.