Nga Shqipëria / E Martë 13 Tetor 2020, 23:11

Dikur bënte namin në revista, sot u gjet e pastrehë, si iu rrënua jeta modeles 26-vjeçare

Dikur pozonte në kopertinat e Elle, Grazia dhe Glamor, por së fundmi modelja Eloisa Pinto Fontes nga Brazili është gjetur në rrugë, e pastrehë në një lagje të varfër të Rios, vetëm një vit pasi u zhduk nga New York.

26-vjeçarja u gjet nga punonjësit socialë, pasi u informuan për një grua të panjohur, e cila kishte dy ditë që bridhte rrugëve.

Modelja që prej qershorit 2019 po kërkohej nga familja e saj, pasi u zhduk nga New York, ku edhe jetonte e vepronte. 

Sipas mediave të huaja 26-vjeçarja mbante një çantë shpine që përmbante dokumente të kontratave të saj me agjencitë ndërkombëtare të modelimit dhe referenca nga fotografë ndërkombëtarë.

Tani Fontes është dërguar në një spital psikiatrik.