Nga Shqipëria / E Martë 13 Tetor 2020, 23:11

'O qorre'/ Besa Kokëdhima i kthehet ashpër Renato Mekollit: E papranueshme

Në puntatën e fundit të "Hell's kitchen", shefi i kuzhinës, Renato Mekolli shpërtheu duke bërtitur ndaj një konkurrenteje për shkak të një gabimi që kishte bërë në pjatë.

Termi i përdorur nga Renato, duke e thirrur konkurrenten "O qorre", ka shkaktuar kritika në rrjet. Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima ka reaguar ashpër ndaj Renatos duke e kritikuar publikisht.

"Ky është bullizëm dhe duke përdorur një disavantazh fizik bëhet akoma më e rëndë! Je një shef i shkëlqyer, por kjo është e papranueshme", ka shkruar Besa.