Nga Shqipëria / E Martë 13 Tetor 2020, 19:07

Shqipja i përgjigjet të gjithë atyre që kërkojnë largimin e saj nga 'Përputhen'

Shqipja është një nga vajzat më të komentuara të emisionit "Përputhen", për shkak të karakterit të saj ekspresiv dhe shpeshherë në studio janë nxitur debate të shumta. 

Puntatën e sotme, moderatorja e emisionit, Bora Zemani tha se ndjekës të shumtë kërkojnë largimin e Shqipes nga emisioni. shqipja reagoi duke thënë se nuk largohet nga emisioni, pasi nëse e bën një veprim të tillë, publiku do ta dëshirojë prapë rikthimin e saj.

Më tej shtoi se do të përmirësohet të jetë më e përmbajtur, jo për hir të publikut, por për veten e saj.

“Unë nuk iki nga emisioni. Në momentin që unë do të nxjerr këmbën jashtë kësaj studioje, ju do të dëshironi të jem përsëri. Më pranoni kështu siç jam, por do të mendohem të përmirësohem, jo për ju por për veten time. Unë jam e qetë por varet me kë. Unë jam e kuptueshme, nuk doni ju të kuptoni”, u shpreh Shqipja.