Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar Federata Portugeze e Futbollit. Sulmuesi është testuar para ndeshjes së Portugalisë me Suedinë.
“Cristiano Ronaldo u largua nga trajnimi me ekipin kombëtar pasi u testua pozitiv me Covid-19 kështu që nuk do të përballet me Suedinë”, thuhej në një njoftim.
Mësohet se futbollisti i Juventusit është në gjendje të mirë dhe nuk ka simptoma. Ai është izoluar në shtëpi.
