Nga Shqipëria / E Martë 13 Tetor 2020, 18:06

Infektohet me koronavirus Cristiano Ronaldo, ja gjendja e futbollistit

Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar Federata Portugeze e Futbollit. Sulmuesi është testuar para ndeshjes së Portugalisë me Suedinë. 

“Cristiano Ronaldo u largua nga trajnimi me ekipin kombëtar pasi u testua pozitiv me Covid-19 kështu që nuk do të përballet me Suedinë”, thuhej në një njoftim.

Mësohet se futbollisti i Juventusit është në gjendje të mirë dhe nuk ka simptoma. Ai është izoluar në shtëpi.