Blendi Fevziu është jo vetëm një gazetar e moderator shumë i suksesshëm, por edhe një baba shumë i përkushtuar ndaj vajzave të tij, Mishel dhe Alis.

Mishel sot feston ditëlindjen dhe Fevziu e ka surprizuar me një postim në Instagram duke e uruar publikisht.

Gazetari ka postuar një foto gjatë një udhëtimi të tyre në Paris dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Mishel!”

Fevziu udhëton shpesh me Mishelin duke vizituar së bashku disa vende të botës.





