Nga Shqipëria / E Martë 13 Tetor 2020, 11:11

Prishën fejesën, i dashuri i këngëtares së njohur fotografohet duke qarë

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato po shkonte drejt martesës me aktorin Max Ehrich. Ky i fundit i propozoi dy muaj më parë për martesë dhe teksa mendonim se ishin më të lumtur se kurrë, papritur dëgjuam lajmin e ndarjes. 

Pas ndarjes Lovato ka vazhduar të ecë përpara, pa e kthyer më kokën. Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë për aktorin, i cili duket se po e vuan shumë fundin e fejesës.

Ai është parë duke qarë gjatë fundjavës në vendin ku i propozoi Demi Lovatos. Sipas mediave të huaja, Max Ehrich dukej i tronditur teksa qëndronte duke qarë në plazhin në Malibu.

Një burim tha për revistën "People" se këngëtarja po has probleme me Max pasi ai nuk e lë rehat.

“Ai është përpjekur që të kontaktojë me miqtë dhe familjen e saj, por të gjithë i kanë bërë bllok. Demi Lovato ka kontaktuar me avokatët, që ta këshillojnë se çfarë të bëjë,” tha burimi.