Nga Shqipëria / E Hënë 12 Tetor 2020, 23:11

E dërguan në Turqi për mjekim të specializuar, pacienti nga Kurbini humb jetën nga Covid-19

"Abc News" ka bërë me dije se një 61-vjeçar nga Kurbini ka humbur jetën nga Koronavirusi. Prej ditësh, ai ishte dërguar në Turqi për mjekim më të specializuar.

61-vjeçari nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe është ndarë nga jeta pasditen e sotme.