Marrëdhënia mes Andit dhe Teas në "Përputhen" duket se është ftohur dhe kjo gjë u pa dhe gjatë puntatës së sotme. Në debatin e Shqipes dhe Teas, Andi i doli në krah Shqipes.
"Unë blej sallatë aq sa blen ti libra", i tha Tea Shqipes teksa Andi i doli në krah kësaj të fundit.

Andi u shpreh se i vjen keq për atë që tha Tea pasi ajo deklaratë ishte një ofendim.
“Më erdhi keq me Tean. E ofendoi Shqipen kur tha unë blej sallatë aq sa blen ti libra. Shqipja thjesht dha një opinion”, tha Andi.

