Nga Shqipëria / E Hënë 12 Tetor 2020, 22:10

Plas keq debati në 'Përputhen', Arjan Konomi - Shqipes: Ke nevojë për psikiatër

Mes opinionistit Arjan Konomi dhe njërës prej vajzave të "Përputhen", Shqipes ka plasur debati në puntatën e sotme. Tea mungonte në studio për shkak të një ndërhyrje që ka bërë për të humbur në peshë, gjë të cilën e komentoi edhe Shqipja. Konomi i tha Shqipes se nuk mundet të thotë çdo opinion që ka, pasi kjo gjë lëndon të tjerët.

Shqipja u shpreh se nuk dëshironte të lëndonte askënd, por thjesht dha një mendim të sajin. Në këtë moment debati mori një rrjedhë tjetër. Ajrani tha se Shqipja dëshiron një psikiatër, e ai nuk është një i tillë.

Arjani: Jemi në një emision televiziv, është turp e tëra kjo e jotja.

Shqipja: As ti nuk mund të më tregosh mua, dakord, kontrollohu dhe kufizohu.

Arjani: Unë jam i detyruar të flas me ty, në jetën e përditshme me një tjetër si ty nuk flas. Ti dëshiron një psikiatër.

Shqipja: Nuk kam nevojë për justifikimin e askujt.

Arjani: Kam bërë avokatin e djallit për ty Shqipe. Unë jam këtu për këtë gjë, por me njerëz si ty pa edukatë…

Shqipja: Unë di të jem e edukatë, me njerëz të caktuar. Do ta dërgoj në gjykatë. Nuk ia kam lejuar askujt të më flasë kështu.