Nga Shqipëria / E Hënë 12 Tetor 2020, 21:09

Fotot e rralla të Elita Rudit, ja si dukej moderatorja 10 vite më parë

Moderatorja shumë e pëlqyer nga publiku, Elita Rudi është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto nga përditshmëria, ndërsa së fundmi është kthyer pas në kohë.

Elita ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga viti 2010, të cilat i ka shoqëruar me emoji të habitur.

Ndonëse kanë kaluar plot 10 vite, nga fotot shihet se gjithçka duket po njësoj në portretin e moderatores. Duket se Elita ka ndryshuar vetëm stilin në të veshur dhe make upin, të cilat janë përmirësuar vetë me kohën.