Reperi shumë i dashur për publikun, Gold Ag ishte këtë të hënë i ftuar në emisionin "Rudina" në Tv Klan. Gjatë intervistës ai rrëfeu të reja nga jeta profesionale, si dhe nga ajo private.

Për herë të parë, reperi tregoi se ka punuar që në moshë shumë të vogël. Ai ishte në klasë të shtatë dhe botonte fjalëkryqe në Gazetën Koha Ditore në Kosovë.

"Puna ime e parë që kam punuar për 15 vite kanë qenë fjalëkryqen nëpër gazeta ditore jo mujore. Dy gazeta ditore i kam mbajtur për 12 vjet. Pra për 15 vite kam punuar me fjalëkryqe. Në klasën e shtatë në shkollën fillore kam botuar në Gazetën Koha Ditore që është në Kosovë, kam botuar fjalëkryqe, ka qenë kohë lufte dhe as kompjuter nuk kam pasur. I bëja me dorë dhe ja dorëzoja dhe ata i botonin. Për mua ishte nder që emri im dilte në gazetë, nuk i kisha problem lekët, por emrin. Pastaj me atë gazetë mund të kisha edhe punë të tjera, isha shumë i vogël", tha Gold Ag.





