Nga Shqipëria / E Hënë 12 Tetor 2020, 18:06

'Njeriu im i preferuar', Oriola Marashi pozon nga shtrati me Eros Grezdën

Nëse dikur e mbanin lidhjen e tyre shumë larg vëmendjes së mediave dhe publikut, sot Oriola Marashi dhe Eros Grezda nuk fshihen më. Dyshja publikojnë shpesh foto pranë njëri-tjetrit, të cilat i shoqërojnë dhe me dedikime romantike.

Si Oriola, ashtu dhe Erosi kanë treguar se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Modelja ka ndarë me ndjekësit në Instastory një foto ku shfaqet e shtrirë në krevat pranë futbollistit, duke treguar se ai është njeriu i saj i preferuar.

"Njeriu im i preferuar", shkruhet poshtë postimit të Oriolës.