Blogerja e njohur shqiptare, Sara Karaj ka ndarë me ndjekësit lajmin më të bukur. Partneri i saj, Darti Malaj i ka propozuar për martesë.

Sara ka publikuar një foto në të cilën tregon unazën e bukur me diamant, krahas së cilës ka shkruar "E dija që të doja që në momentin e parë kur të pashë! Përgjithmonë Po!"

Më pas, blogerja ka ndarë një tjetër foto duke shkruar "Duhet të kisha thënë "Ne pranojmë!" Ajo i referohet foshnjës në barkun e saj, pasi Sara është shtatzënë dhe pritet të lindë së shpejti.






