Gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 424 numrin e përgjithshëm të viktimave në Shqipëri.
Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
