Nga Shqipëria / E Hënë 12 Tetor 2020, 16:04

E fundit/ 171 raste të reja me Koronavirus në vend, këto janë qytetet më të prekura

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 952 të dyshuar për Koronavirus dhe janë konfirmuar 171 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.