Këngëtari shqiptar Valton Krasniqi është infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Valtoni ka publikuar një foto nga shtrati i spitalit dhe ka treguar se më parë nuk e kishte besuar te Koronavirusi. Tani që është infektuar ai iu bën thirrje të gjithëve të bëjnë kujdes.

“Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani vetën familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë”, ka njoftuar Valtoni.





