Nga Shqipëria / E Hënë 12 Tetor 2020, 11:11

Kuzgun baba për herë të parë? Flet bashkëshortja e tij

Aktori shumë i njohur nga roli i Kuzgunit, Baris Arduc në korrik të këtij viti u kurorëzua në martesë me partneren e tij, aktoren Gupse Ozay. Cifti mbajtën një ceremoni të thjeshtë dhe jo tradicionale për shkak të pandemisë që nuk i lejoi të mblidhnin të gjithë të afërmit e miqtë.

Pas martesës, në mediat turke po përflitet se Gupse është shtatzënë dhe cifti shumë shpejt do bëhen prindër.

Mirëpo bashkëshortja e aktorit e ka hedhur poshtë këtë lajm. Ajo u shpreh se dëshiron shumë të bëhet me fëmijë, por nuk është shtatzënë.

“Nuk jam shtatzënë, por dua shumë të bëhem me fëmijë”, u shpreh Gupse Ozay.