Reperja me famë botërore, Cardi B ka festuar ditëlindjen e saj të 28. Në festën e ditëlindjes reperja ka zgjedhur të veshë një fustan nga stilistja shqiptare Lena Berisha.

Ky fustan është pjesë e koleksionit të fundit e cila u prezantua nga Oriola Marashi. Kjo e fundit ka publikuar pamjet e Cardit, duke treguar krenarinë për punën e stilistes.

Cardi e festoi ditëlindjen e 28-të në Las Vegas, aty ku dhe u fotografua së bashku me babain e vajzës së saj, Offset.

Reperi i ka dhuruar Cardi-t një makinë të markës ‘Roll Royce’ me vlerë prej 330 mijë dollarësh.


