Nga Shqipëria / E Diel 11 Tetor 2020, 22:10

Ai e tradhëtoi, këngëtarja e njohur rikthehet me bashkëshortin 1 muaj pas ndarjes

Muajin e kaluar mediat e huaja bëjnë të ditur se këngëtarja me famë botërore, Cardi B, ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, reperi Offset. Shkak i ndarjes së çiftit u bë tradhëtia e Offset.

Megjithatë edhe këtë herë Cardi duket se e ka falur bashkëshortin. Reperja është fotografuar mbrëmjen e të shtunës duke u puthur me Offset.

Cardi ka festuar ditëlindjen e 28-të në Las Vegas, aty ku dhe është fotografuar së bashku me babain e vajzës së saj. Offset i ka dhuruar Cardi-t një makinë të markës ‘Roll Royce’ me vlerë prej 330 mijë dollarësh.