Ditën e sotme Roman, djali i dytë i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços feston 1-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë Sara dhe Ledioni kanë organizuar një super festë, pamjet e të cilës na i ka sjellë Lori Hoxha.

Teze Lori ka postuar në Instagram disa foto e video nga festa duke treguar se është argëtuar shumë.

Festa është mbajtur në një ambient të hapur dhe tema e ditëlindjes ka qenë “Karnavalet e Romanit”.

“Romki im i vogël bëri një vjeç dhe unë u kënaqa shumë”, ka shkruar Lori krah disa fotove, në të cilat shihet mes disa topave shumëngjyrësh.






