Tema e diskutimit në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, ditën e sotme ishte "Djem të vegjël në moshë në marrëdhënie me femra më të mëdha". Gjatë debatit Lulzim Jashari i ‘PërPuthen 1’, tha se ditët e sotme femrat shohin interesin.
Më tej iu drejtua vajzave në studio, se ata po sillen si “virgjëresha”, me argumentimin që bëjnë. Pas kësaj deklarate, moderatorja Fjoralba Ponari reagoi duke e cilësuar si "injorant" termin e përdorur nga Lulzimi.
Lulzim: Ditët e sotme interesi është më evident. Femrat e shohin shumë interesin. Meshkujt po bëjnë gjithçka për të arritur diçka një jetë dhe dalin vajza që ja prishin familjen. Ju po bëni pak si virgjëresha këtu.
Fjoralba: Ça po thua more Lulëzim. Si bëjnë virgjëreshat? Ma thuaj pak. Term më injorant 'se po bën si virgjëreshë nuk ka'.
Lulzim: Ka shumë aspekte. Për këto gjëra nuk është askush dakord, janë fjalë që i prek të gjithë por dua të jem vetvetja.
