Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë kanë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 420 numrin e përgjithshëm të viktimave në Shqipëri.
Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
