Nga Shqipëria / E Diel 11 Tetor 2020, 16:04

E fundit/ 168 raste të reja me Covid sot, këto janë qytetet ku ka më shumë të infektuar

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 11 tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 943 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 168 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fushë-Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.