Nga Shqipëria / E Diel 11 Tetor 2020, 15:03

Kosovë/ Ulet numri i rasteve të reja me Koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar 680 të dyshuar për Koronavirus dhe janë konfirmuar 49 raste të reja me një ulje nga dita e djeshme (80 raste)

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Lipjan, Skenderaj, Graçanicë dhe Vushtrri.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 2 qytetarë (1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë).