Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar 680 të dyshuar për Koronavirus dhe janë konfirmuar 49 raste të reja me një ulje nga dita e djeshme (80 raste)
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Lipjan, Skenderaj, Graçanicë dhe Vushtrri.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 2 qytetarë (1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë).
