Nga Shqipëria / E Diel 11 Tetor 2020, 13:01

'Po vjen Viti i Ri dhe ti prapë s'po lind', Arbana Osmani-Xhemit: Je gazmore si...

Siç tashmë dihet, moderatorja Arbana Osmani është në pritje të ëmbël. Ajo do të bëhet së shpejti nënë për herë të dytë, por këtë herë është treguar shumë e rezervuar rreth shtatzënisë.

Së fundmi, Arbana ka publikuar një foto krah vogëlushit Joni dhe në sy ka rënë komenti i moderatores Xhemi Shehu. Teksa Arbana ka shkruar "Se di juve a ju ka ardhur gjë Halloween-i nja tre javë para apo vetëm mua?", Xhemi ka komentuar: "Moj po vjen Viti i Ri dhe ti prapë s'po lind".

Arbana i është është përgjigjur me humor moderatores, e cila është njëkohësisht dhe mikesha e saj e ngushtë. "Je gazmore si tip, kot s'thonë", ka replikuar ajo.