Nga Shqipëria / E Diel 11 Tetor 2020, 11:11

U tha se la të dashurin për problemet ligjore, Trejsi Sejdini zbulon arsyen e vërtetë

Modelja Trejsi Sejdini ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin "Shiko kush luan". Ajo u bë pjesë e sfidave dhe lojrave të ndryshme, gjatë së cilave zbuloi dhe të pathëna nga jeta private.

Në media është përfolur se Trejsi është ndarë nga partneri për shkak të problemeve të tij me ligjin. Mirëpo, gjatë emisionit modelja ka zbuluar se ndarja e tyre ka ardhur për shkaqe personale dhe shumë më parë se ai të kishte probleme ligjore.

"Unë jam ndarë me partnerin tim për shkaqe shumë personale, përpara se ai të kishte probleme me ligjin", tha Trejsi.