Nga Shqipëria / E Diel 11 Tetor 2020, 09:09

Në një lidhje të re? Flet për herë të parë Can Yaman

Pak ditë më parë aktori shumë i dashur për publikun, Can Yaman u përfol për një lidhje të re. Ai u fotografua me një vajzë pas takimit të tyre në Ortakoy.

“Sapo u takuam me Canin, thjesht biseduam", u shpreh vajza, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur. Can ka dhënë së fundmi një intervistë gjatë së cilës ka deklaruar se është beqar, duke mohuar lajmet që kanë qarkulluar në rrjet.

"Për momentin jam beqar, por ashtu si të gjithë edhe unë dua të jem në një lidhje. Këto gjëra nuk bëhen me plan dhe dua jeta të më surprizojë. Jam i gatshëm për gjithçka", është shprehur ai.